Art&Argëtim

Zgjodhi lugë dhe pjata njëpërdorishme në dasëm, Armina: Donim diçka natyrale

Armina zbuloi mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Goca dhe Gra' se kërkonin që të kishin një stil më tradicional dhe të lidhur me natyrën.

29 Shtator 2022, 10:07 Nga A.B
Zgjodhi lugë dhe pjata njëpërdorishme në dasëm, Armina:
Armina Mevlani dhe Shkelzen Berisha

TIRANË- Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës u komentua gjerë e gjatë në media. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte servirja e ushqimit në pjata dhe lugë një përdorimëshe. 

Për këtë zgjedhje, Armina zbuloi mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Goca dhe Gra' se kërkonin që të kishin një stil më tradicional dhe të lidhur me natyrën.

“Unë personalisht e kam vendosur bashkë me Shkëlzenin kështu sepse gjithë ideja jonë ishte të kishim diçka tradicionale shqiptare dhe donim ta mbanim kështu. Zgjodhëm verë shqiptare, shumë këngë shqiptare, zgjodhëm të kërcenim vallen e Tropojës, ngritëm flamurin në dasmë,” tha ajo. Sigurisht që këto patriotizmat njerëzve mund të mos u pëlqejnë, por ne zgjodhëm ta përcjellim këtë gjë për faktin që jemi persona publikë dhe për faktin që unë në rrjetet sociale kam ndjekës të huaj dhe dua që ta shikojnë tamam si është tradita shqiptare. Enët njëpërdorimshme ishin zgjedhja më e mirë dhe më e thjeshtë sepse donim diçka rustic [stil i natyrshëm, fshat, organik, disi i vjetër], diçka natyrale dhe zbukurimet ishin [natyrale]. Vetë vendi ishte krejtësisht natyrë dhe nuk kishe nevojë t’i shtoje aq shumë gjëra dhe as t’i rregulloje.”, u shpreh ajo.

 

armina mevlani shkelzen berisha

Sondazh

Poll