Sport

"Më ndaluan në aeroport prej dhuratës së shqiptarëve", Infantino: Tirana është kryeqyteti i botës!

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ishte në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”.

29 Shtator 2022, 19:09 Nga DOSJA

"Më ndaluan në aeroport prej dhuratës së

TIRANË- Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ishte në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”. Presidentit të FIFA-s i është bërë një prezantim i gjerë i historisë së kombëtares prej kohës së themelimit deri në pikën kulmore që ishte pjesëmarrja në Europianit e vitit 2016 në Francë. Infantino do të shprehej pas inagurimit të impiantit.

“Futbolli në Shqipëri ka një ndryshim të madh, kam ardhur para 20 viteve dhe nisëm të mendonim se çfarë do të bënim, por ajo që shoh nuk është 20 vite më pas, por 2000 vite. Shqipëria është e projektuar drejt së ardhmes dhe stadiumi është një simbol, stadium ku u bë finalja, por edhe stadiumet e tjera në bashkëpunim me kryeministrin tregon sa e do ky vend futbollin. Jam krenar që gjendem këtu sot, të gjithë sytë e botës janë këtu në Tiranë.

Sot është kryeqyeti i botës, të gjithë do ta shohin. Shqipëria ka shënuar përparime të mëdha në infrastrukturë, mund të bëhet edhe më shumë, do të investojmë edhe në fushat e qyteteve të tjera. FIFA i ka shumfishuar investimet, por do t’i shtatëfishojmë.

Është vizita ime e katërt dhe do të rikthehem më shpesh. Më bënë dhuratë një pako, nuk e hapa por në aeroport ma hapën ata të sigurisë dhe pashë që brenda ishte një shpatë shqiptare. Më thanë se nuk mund të shkoja në avion me shpatë, por i thashë se ishte një shpatë shqiptare. Jam dhe ndihem shqiptar”, u shpreh Infantino.

E.Ç (Dosja.al)

infantino fifa fshf

Sondazh

Poll