Sport

Akuza të rënda për Al-Khelaifin, gazeta franceze zbulon: "Torturoi një burrë për të fshirë provat e një skandali"

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG dhe një njeri i besuar i Emirit të Katarit Tamim bin Hamad Al Thani akuzohet se ka marrë peng një biznesmen franko-algjerian, njëfarë Tayeb B. (duke dërguar në shtëpinë e tij 15 agjentë të forcave të sigurisë së Katarit).

29 Shtator 2022, 17:49 Nga DOSJA

Akuza të rënda për Al-Khelaifin, gazeta franceze zbulon:

FRANCË- Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG dhe një njeri i besuar i Emirit të Katarit Tamim bin Hamad Al Thani akuzohet se ka marrë peng një biznesmen franko-algjerian, njëfarë Tayeb B. (duke dërguar në shtëpinë e tij 15 agjentë të forcave të sigurisë së Katarit). Personi në fjalë do të ishte burgosur dhe mbajtur për 10 muaj në kushte të mjerueshme, duke u nënshtruar vazhdimisht keqtrajtimit dhe praktikave të torturës.

Arsyeja? Shmangja për të bërë publike një seri dokumentesh komprometuese që do të provonin akte korrupsioni për organzimin e Kupës së Botës 2022. Tayeb vendosi të dorëzojë dokumentet e djegura tek autoritetet e Katarit dhe të nënshkruajë një klauzolë konfidencialiteti që do ta detyronte atë të paguante 5 milionë euro nëse ndonjë nga këto dokumente do të bëhej publike.

Është e pashmangshme të mendohet se ato dokumente ishin shumë komprometuese për presidentin e PSG-së dhe për Katarin. Sipas asaj që del nga hetimi i kryer nga gazeta franceze Liberation, në fakt në ato dokumente do të kishte prova dërrmuese për të demonstruar akte korrupsioni, të kryera nga vetë Al-Khelaifi, për të siguruar që Katarit t'i ishte caktuar organizimi i Botës 2022.

E.Ç (Dosja.al)

nasser al-khelaifi psg

Sondazh

Poll