Sport

VIDEO/ U luajt vetëm 7 minuta, pezullohet klasikja e futbollit kilian, goditet portieri...

Goditet me fishekzjarr portieri i skuadrës Catolicës. Gjyqtari ndërpret ndeshjen e Kupës

29 Shtator 2022, 07:18 Nga DOSJA

VIDEO/ U luajt vetëm 7 minuta, pezullohet klasikja e futbollit kilian,

KILI - Ndeshja klasike më e madhe në futbollin kilian, ajo ndërmjet Católica dhe Universidad Kili, e vlefshme takimin e kthimit të çerekfinales së Kupës së këtij vendi latino-amerikan, u pezullua pas vetëm shtatë minutash lojë. Gjithçka për shkak të një fishekzjarri që iu hodh portierit Parra, i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Gjyqtari konsideroi se nuk kishte kushte sigurie dhe vendosi të pezullojë ndeshjen. Në atë kohë, Católica sapo kishte shënuar 1-0 me anë të një penalltie të Zampedrit (5'). Shikojeni videon:


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll