Politike

Tabaku thirrje opozitës: Mos e votoni ligjin për amnistinë fiskale

Tabaku iu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të opozitës që të mos votojnë ligjin për amnistinë fiskale, duke qenë se për miratimin e këtij ligji kërkohen 84 vota.

29 Shtator 2022, 13:28 Nga A.B
Tabaku thirrje opozitës: Mos e votoni ligjin për amnistinë
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka bërë thirrje opozitës që të mos e votojë ligjin për amnistinë fiskale. Ditën e sotme, ajo doli në një prononcim nga Kryesia e Kuvendit pas takimit që ka pasur me ambasadorin e Sllovenisë, Peter Japelj. Gjatë fjalës së saj, Tabaku iu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të opozitës që të mos votojnë ligjin për amnistinë fiskale, duke qenë se për miratimin e këtij ligji kërkohen 84 vota.

'Ju e keni ndjekur që unë kam qenë e refuzuar në komentet që kam bërë për situatën në PD. Unë kam pasur komentet e mija drejtuar strukturave të PD në struktura dhe forume të PD. Është e pamundur që kjo gjë të bëhet publikisht. Ajo që unë i kam kërkuar të gjithë deputetëve të PD-së, të opozitës, është të mos votohet ligji për amnistinë fiskale. Ligji për amnistinë fiskale kërkon 84 vota dhe që këto 84 vota të arrihen, duhet patjetër që të merret nga i gjithë spektri i politikës. Unë besoj që këtu duhet të tregojë opozita që është e bashkuar, me një shenjë dhe sinjal në mbrojtje të ekonomisë, biznesit, por dhe në mbrojtje të procesit të integrimit evropian, pastaj të gjitha çështjet e tjera për situatën e partisë, besoj do të kemi dhe momente të tjera bashkë për t’i ndjekur'- tha Tabaku.

jorida tabaku amnistia fiskale

Sondazh

Poll