Politike

Takimi/ Begaj: Biseduam për çështje të rëndësishme. Kim: Roli i Presidencës thelbësor për sigurinë

Kreu i shtetit bën të ditur se me Kim diskutuan për çështje të rëndësishme në fusha të bashkëpunimit mes dy palëve

29 Shtator 2022, 12:46 Nga A.B
Takimi/ Begaj: Biseduam për çështje të
Yuri Kim dhe Bajram Begaj

TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim vizitoi ditën e sotme Presidentin Bajram Begaj në ambientet e presidencës. Begaj ka zbardhur detaje nga diskutimi i tyre i cili zgjati përreth një orë. Kreu i shtetit bën të ditur se me Kim diskutuan për çështje të rëndësishme në fusha të bashkëpunimit mes dy palëve. Po ashtu, Begaj thotë se diskutuan edhe për bashkëpunimin e ngushtë për mandatin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

POSTIMI I PRESIDENTIT:

Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim. Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj. Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët.

Ndërsa më pas, ambasadorja Yuri Kim falenderoi Begajn për diskutimin e sotëm. Ajo e quan rolin e Presidencës shumë thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

'Faleminderit President për diskutimin e sotëm të çështjeve kyçe të marrëdhënieve. Roli institucional i Presidencës, në përputhje me kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.'- shkroi Kim në 'Twitter'.

yuri kim bajram begaj kim takon begajn

Sondazh

Poll