Politike

Ftoi ambasadorët për amnistinë fiskale, Rama anulon takimin, BE: Kemi shqetësime serioze

Tema kryesore e takimit do ishte amnistia fiskale.

29 Shtator 2022, 07:47 Nga a.b, f.m
Ftoi ambasadorët për amnistinë fiskale, Rama anulon takimin, BE:
Vila qeveritare

TIRANË- Kryeministri Edi Rama anuloi takimin e ditës së sotme me ambasadorët e huaj në vendin tonë. Takimi i planifikuar dhe i bërë publik një ditë më parë nuk u mbajt me prezencën e Ramës. Ky i fundit u shfaq në një video-live nga ambientet e kryeministrisë me ministrin Niko Peleshin, aty ku u nënshkrua kontrata për satelitët Albania1 dhe Albania 2. Ndërkohë, pas përfundimit të këtij organizimi, dolën nga ambientet e 'Vilës 30' në Tiranë, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ministrja Delina Ibrahimaj dhe përfaqësues të ambasadave.

Pas përfundimit të takimit, përfaqësues të BE-së në Shqipëri, u shprehën për gazetarët se kanë shqetësime serioze për amnistinë fiskale.

Tema që do diskutohej në tavolinë ishte amnistia fiskale, nisma e prezantuar nga qeveria për të njohur e për të pranuar investime nga emigrantët shqiptarë me paratë e fituara nga punët ilegale që kanë ushtruar ndër vite.

S'dihet nëse Rama ka caktuar datë tjetër takimi me ambasadorët për këtë çështje, apo ata u konsultuan me Ballën dhe Ibrahimajn. 

edi rama rama mbledh ambasadoret

Sondazh

Poll