Politike

GABIMI! ‘Ftojmë Haki Çakon’, moderatorja e takimit të Ramës ngatërron drejtorin e Emergjencave Civile me investitorin e huaj

29 Shtator 2022, 10:48 Nga F.M
GABIMI! ‘Ftojmë Haki Çakon’, moderatorja e takimit
Investitori në takim me Ramën

TIRANË- Personi që po modernte takimin e zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të kabinetit të tij, ka bërë një gabim gjatë prezantimit të emrave.

Në momentin që në podium u ngjit një prej investitorëve të huaj, pjesë e kompanisë me të cilën u nënshkrua kontrata për satelitët Alibania1 & Alibania2, vajza në fjalë thirri emrin e Haki Çakos, i cili është dhe Drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile.

“Ftojmë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, Haki Çako…oh,”- tha ajo, kur kuptoi që në fakt personi që kishte radhën të fliste nuk ishte Çako.

Sondazh

Poll