Politike

Rama: Inspektorëve ua zë sytë paraja, dikur shisnin tokën bashkë me leje ndërtimi, ta kishin gati

Ai u shpreh se prerjet e pyjeve do të monitorohen gjithashtu nga satelitët. 

29 Shtator 2022, 10:38 Nga F.M
Rama: Inspektorëve ua zë sytë paraja, dikur shisnin tokën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar inspektorët se mbyllin 'sytë' e marrin para për të mos denoncuar ndërtimet pa leje. Në fjalën e tij që u mbajt në takimin me ministrat e përfaqësuesit e kompanisë së satelitëve, Rama tha se tashmë nuk do të jetë nevoja për inpsektorë. Ai u shpreh se prerjet e pyjeve do të monitorohen gjithashtu nga satelitët. 

"Kanë një perimetër prej 70 cm. Në rast se ne do të kishim mbi kokë qiellin e hapur dhe jo tavanin, ky do të ishte një perimetër që do të kapej nga satelitët. Kjo gjë nuk do të varej më nga ata efektivë që shkojnë dhe i bëjnë letrat asaj plakës për kotecin. Por nuk kanë sy për katet pa leje sepse sytë ua mbyll paraja. Teknologjia është bekimi i vendeve në zhvillim sepse u jep mundësinë të bëjnë kapërcime në harkun e një viti. Me satelitët kemi mundësi të monitorojmë të gjitha të mbjellat. Do të jetë shumë e lehtë për Ministrinë e Bujqësisë që të identifikojë vërtetësinë e të gjitha deklarimeve për subvencionimin e naftës. Nuk vjen dot më me një titull pronësie për një tokë që s’e punuar kurrë. Dhe kjo gjë nuk do të mbetet më në dorë të një inspektori. Edhe prerjet e pyjeve apo zjarret do t’i kemi në monitorim. Do të ketë shumë sy mbi territory dhe do të jetë e pamundur që sytë ekskluzivë t’i shesin shtetit letra false. Nuk do të kemi më flasitete për ndërtesa që s’janë fare aty. Bëhen aplikimi për legalizime për gjëra që nuk janë ndërtuar fare. Ia shisje tokën dikutj bashkë me leje dhe i thoje merr e ndërto se e ke dhe me leje,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Sondazh

Poll