Politike

Rama: Satelitët do pasohen nga dronët e armatosur, për raste ekstreme kundër terrorizmit

Rama tha se dronët do të shërbejnë për sulmet terroriste e për rastet ektreme. 

29 Shtator 2022, 10:39 Nga F.M
Rama: Satelitët do pasohen nga dronët e armatosur, për raste
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se pas satelitëve, Shqipëria do të marrë edhe dronë të armatosur. Në takimin e tij me ministrat e përfaqësuesit e kompanisë së satelitëve, Rama tha se dronët do të shërbejnë për sulmet terroriste e për rastet ektreme. 

"Satelitët do të pasohen nga dronët. Do t'i kompeltojmë dhe do të marrim dornë të armatosur. Natyrisht dronët e armatosur janë për rastet ekstreme, kundër terrorizmit apo ndonjë sulmi potencial. Por kanë një tërësi funksionësh në përputhje me satelitët. Duke qenë në dinamikë të vazhdueshme apo duke bërë thellim të të tdhënave. Shumë shpejt do të jenë në dispozicion, proceset janë të tilla që jo gjithmonë i mbyll atëherë kur ti do. Ka procedura burokratike. Nuk ka qenë një proces i lehtë, është diçka që bëhet për herë të parë. Sot jemi me një rezultat pozitiv që na jep mundësinë që ta shikojmë të lehtësuar që prej vitit që vjen, pozicionin tonë në luftën e plotë për kontrollin e territorit,"- tha Rama. 

edi rama satelitet e rames

Sondazh

Poll