Sport

Formacioni i javës në Ligën e Kombeve, Kosova krenohet me dy futbollistë (foto)

Kosova e mbyll fushatën e Ligës së Kombeve me një fitore 5-1 ndaj Qipros. Pavarësisht se nuk arritën të katapultoheshin në Ligën B, përfaqësuesja drejtuar nga Giresse e mbyll në vendin e dytë në kuotën e 9 pikëve.

28 Shtator 2022, 21:55 Nga DOSJA

Formacioni i javës në Ligën e Kombeve, Kosova krenohet me dy

KOSOVË- Kosova e mbyll fushatën e Ligës së Kombeve me një fitore 5-1 ndaj Qipros. Pavarësisht se nuk arritën të katapultoheshin në Ligën B, përfaqësuesja drejtuar nga Giresse e mbyll në vendin e dytë në kuotën e 9 pikëve. Dy humbjet ndaj Greqisë dhe ajo disfatë ndaj Irlandës së Veriut peshuan shumë në klasifikim, që ndoshta me pak eksperiencë mund t’ia kishte vështirësuar rrugëtimin Greqisë, që e mbylli Ligën C në vendin e parë në kuotën e 15 pikëve.

Vedat Muriqi, së bashku me Florent Muslijën ishin protagonistët e takimit ndaj Qipros, aq sa dy futbollistët u shpallën në formacionin e javës. Sulmuesi dardan u vlerësua me notën 8.9, ndërsa mesfushori me notën 8.7.

Formacioni i javës në Ligën e Kombeve, Kosova krenohet me dy

E.Ç (Dosja.al)

kosova muriqi

Sondazh

Poll