Sport

"Gjakrat janë ende të nxehtë dhe mërzia shumë e madhe”, trajneri Edi Reja drejt Italisë: 'Mirupafshim, jo lamtumirë!'...

Deri në muaji nëntor italiani do të jetë trajneri i kuqezinjve, për të çuar në fund marrëveshjen e firmosur dy vite më parë dhe më pas, për të ndarë me mëndje të ftohtë, më të mirën e palëve

28 Shtator 2022, 19:58 Nga DOSJA

"Gjakrat janë ende të nxehtë dhe mërzia shumë e

TIRANE - Zhgënjimi i këtij edicioni të Nations League ka lënë gjurmë kudo në ambientin e futbollit dhe drejtuesve të tij, megjithatë ndryshimi për të cilin është përfolur dhe pritet është ende larg. Presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, kanë patur një takim mbrëmjen e së martës deri në orët e para të mëgnjesit të së mërkurës, por asgjë rreth të ardhmes, një shkëmbim idesh dhe diskutimesh rreth një paraqitjeje jo të mirë që ka sjellë një ngërç për vendimet e rëndësishëme për të ardhmen e trajnerit dhe të Kombëtares.

Mëngjesin e së mërkurës, Edi Reja trajneri i Kombëtare, së bashku me stafin e tij italian, por edhe ata shqiptar, janë mbyllur për më tepër se dy orë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për të analizuar gjërat që nuk shkuan në ndeshjen e fundit dhe jo vetëm.

Në përfundim të saj, italiani konfirmon për ‘Top Channel’ se "gjakrat janë ende të nxehtë dhe mërzia është shumë e madhe, për të gjetur hapësirë për të folur për çështjen e kontratës dhe të ardhmes, nuk do të kemi një takim tani afër me presidentin," - shton ai, -  "do të vazhdojmë përpara e të mendojmë se si do të organizojmë ndeshjen më të afërt, atë miqësore në Abu Dabi me Arabinë Saudite, më 26 tetor."

Përgatitjet e saj kanë të bëjnë me një Kombëtare me bazë të kampionatit shqiptar, ku do të shihen elementë dhe alternativa të ndryshme, duke qenë se nuk është një datë e FIFA-s dhe se klubet nuk i lejojnë lehtë lojtarët për grumbullimet e Kombëtares. Më pas, në muajin nëntor, kuqezinjtë do të kenë shansin të zhvillojnë miqësoren e luksit me Italinë në kryeqytet, më 16 nëntor dhe më 19 nëntor pritet të zhvillohet ‘derbi i madh’ shqiptar, Shqipëri-Kosovë, për të cilën ende nuk janë përcaktuar detajet dhe vendi ku do të zhvillohet.

E megjithatë, deri në muaji nëntor italiani do të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare, për të çuar në fund marrëveshjen e firmosur dy vite më parë e më pas për të ndarë me mëndje të ftohtë, më të mirën e palëve. Me këtë buzëqeshje, Edoardo Reja largohet nga Shqipëria duke nënkuptuar një mirupafshim dhe ende jo një lamtumirë.

"Gjakrat janë ende të nxehtë dhe mërzia shumë e

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll