Sport

VIDEO/ Richarlison komenton gjestin racist me banane: "Shumë bla bla bla, kur do të ndërmerren veprime? Jo më racizëm!"

Pasi ai shënoi dhe dyfishoi rezultatin e takimit në 2-0, lojtari u vu në shënjestër të tifozëve afrikano-veriorë, të cilët i hodhën edhe një banana në fushë.

29 Shtator 2022, 07:10 Nga DOSJA

VIDEO/ Richarlison komenton gjestin racist me banane: "Shumë bla bla

FRANCE - Një episod fatkeq ka ndodhur gjatë ndeshjes miqësore mes Brazilit dhe Tunizisë. Braziliani Richarlison, sulmuesi i Tottenhamit, ishte viktimë e racizmit të tifozëve në këtë ndeshje.

Pasi ai shënoi dhe dyfishoi rezultatin e takimit në 2-0, lojtari u vu në shënjestër të tifozëve afrikano-veriorë, të cilët i hodhën edhe një banana në fushë. 

Një gjest vërtet i keq, të cilin vetë futbollisti e ka komentuar në rrjetet sociale: “Për sa kohë të vazhdojmë të bëjmë bla, bla, bla dhe të mos ndëshkojmë fajtorët, kështu do të jetë, çdo ditë dhe kudo. Nuk ka më kohë, jo më racizëm!”.

VIDEO/ Richarlison komenton gjestin racist me banane: "Shumë bla bla

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll