13 kompani i vodhën shtetit 3 mld lekë, Policia: 7 u arrestuan, shpallen në kërkim 6 persona
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimet e kryera pas zbulimit që 13 biznesmenë kanë kryer ndaj shtetit shqiptar përmes TVSH-së. Sipas forcave blu, 7 persona janë vënë në pranga ndërkohë që 6 janë shpallur në kërkim. Policia dyshon se përmes mashtrimit, këta persona kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Damage”. Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vihen në pranga 7 shtetas, shpallen në kërkim 6 të tjerë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Damage”. Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
- B. R., 54 vjeç, A. R., 25 vjeç, B. G., 33 vjeç, A. H., 32 vjeç, Xh. S., 24 vjeç, N. M., 34 vjeç dhe A. A. 40 vjeç. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit M. R., 52 vjeç, M. G., 60 vjeç, M. K., E. M., 29 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe A. D., 29 vjeç. Këta shtetas, dyshohet se përmes mashtrimit, kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.
Këto kompani, sipas Prokurorisë i kanë shkaktuar një dëm shtetit prej 3 milionë euro. Prokuroria njofton se janë 13 kompani që kanë lëshuar fatura fiktive. Këto kompani kanë shërbyer si kompani furnitore që nuk kanë kryer asnjë blerje dhe nuk kanë paguar detyrimet tatimore.

