Aktualitet

U dogj mbrëmë në kabinën e rojes pranë një magazine, humb jetën 57-vjeçari nga Saranda

Mbrëmjen e djeshme flakët pushtuan kasollen ku ai pushonte, duke djegur Xhanin, i cili u nxorr jashtë nga i biri.

28 Shtator 2022, 18:10 Nga k.m.
U dogj mbrëmë në kabinën e rojes pranë një
Foto ilustruese

SARANDË- Ilirian Xhani, 57-vjeç nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra nga djegia e rëndë në pothuajse 70 % të trupit pasi baraka në të cilën po qëndronte, u përfshi nga flakët. Ilirian Xhani, i cili punonte si roje në një magazinë elektroshtëpiakesh në Sarandë.

Mbrëmjen e djeshme flakët pushtuan kasollen ku ai pushonte, duke djegur Xhanin, i cili u nxorr jashtë nga i biri.

Edhe pse Xhani u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar, por fatkeqësisht ndërroi jetë. Në njoftimin e saj për mediat një natë më parë, policia tha se paraprakisht dyshohet se zjarri ishte aksidental. Megjithatë autoritetet në Sarandë vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ilirian xhani

Sondazh

Poll