Aktualitet

Dhunoi foshnjën e tij 4-muajshe/ Shqiptari del nga burgu grek, duhet të paraqitet vetëm 2 herë në Komisariat

20-vjeçari u la i lirë me kusht që të paraqitej dy herë në muaj në komisariat, ndërsa duhet që të paguajë si garanci shumën monetare prej 2000 euro dhe të qëndrojë larg foshnjës deri në ditën kur do mbahet gjyqi. 

28 Shtator 2022, 16:04 Nga k.m.
Dhunoi foshnjën e tij 4-muajshe/ Shqiptari del nga burgu grek, duhet
Foto ilustruese

GREQI- 20-vjeçari shqiptar, i cili dyshohet se ka dhunuar foshnjën e tij 4-muajshe, i cili ndodhet ende në gjendje të rëndë në spitalin e fëmijëve është liruar nga paraburgimi pasi ka kërkuar ndjesë.

Sipas mediave greke, 20-vjeçari u la i lirë me kusht që të paraqitej dy herë në muaj në komisariat, ndërsa duhet që të paguajë si garanci shumën monetare prej 2000 euro dhe të qëndrojë larg foshnjës deri në ditën kur do mbahet gjyqi. 

Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 shtator, kur pasditen e së shtunës kur prindërit e tij e morën foshnjën dhe e dërguan në spital. Kur foshnja mbërriti në Kalamatë dhe u kontrollua nga mjekët, u pa e nevojshme intubimi i tij, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa babai u justifikua për dhunën ndaj foshnjës me pretendimin se e gjitha kishte ndodhur gjatë një momenti dobësie. 

greqi dhunohet foshnja 4 muajsh

Sondazh

Poll