Aktualitet

U vra me plumb në bark! Vëllai i 44-vjeçarit tregoi në Polici kush ishte autori

44-vjeçari u pikas i plagosur rëndë në rrugë nga dy persona dhe në orën 18:00 u dërgua në qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Duke qenë se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, Kola u nis me urgjencë ë Spitalin Rajonal Shkodër.

28 Shtator 2022, 15:29 Nga e.k
U vra me plumb në bark! Vëllai i 44-vjeçarit tregoi në
Pjetër Kola

SHKODËR- Pjetër Gjoka (Kola), është 44-vjeçari i cili u vra me armë zjarr nga Maltin (Anton) Gjini. Ka qenë vëllai i viktimës ai që ka bërë të mundur identifikimin e autorin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka qenë vëllai i viktimës i cili ka dërguar në spital vëllain e tij ku ka treguar edhe në Polici se kush ka qenë autori.

Si ndodhi vrasja? 44-vjeçari u pikas i plagosur rëndë në rrugë nga dy persona dhe në orën 18:00 u dërgua në qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Duke qenë se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, Kola u nis me urgjencë ë Spitalin Rajonal Shkodër. Aty, 44-vjeçari iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatkeqësisht ndërroi jetë pasi nuk mundi që tu mbijetonte plagëve të marra. Pritet që marrja në pyetje e dëshmitarëve apo pamjet filmike të sekuestruara nga kamerat e sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja të zbardhë më shumë detaje në lidhje me krimin. 

pjeter kola vritet pjetër kola

Sondazh

Poll