Aktualitet

Vodhën me forcë para, një laptop e telefon në banesën e të moshuarës, arrestohen dy ‘skifterët’ në Kuçovë

Ata kanë grabitur me forcë një shumë parash, 1 telefon dhe 1 laptop, në banesën e një shtetaseje të moshuar. 

28 Shtator 2022, 15:46 Nga e.k
Vodhën me forcë para, një laptop e telefon në banesën e
Komisariati i Policisë Berat

BERAT- Dy persona të identifikuar me inicialet E.H, 39 vjeç dhe E.B, 33 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje) kanë rënë në prangat e Policisë së Beratit pasi akuzohen për vjedhje me dhunë.

Ata kanë grabitur me forcë një shumë parash, 1 telefon dhe 1 laptop, në banesën e një shtetaseje të moshuar. 

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave, telefoni dhe laptopi që ata kishin vjedhur.

NJOFTIMI I POLICISE
Vodhën me forcë një shumë parash, 1 telefon dhe 1 laptop, në banesën e një shtetaseje të moshuar, identifikohen dhe vihen në pranga brenda pak orësh, 2 autorët e dyshuar.

Njëri nga autorët e dyshuar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohet shuma e parave dhe sendet e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas njoftimit të marrë për vjedhje në një banesë, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bazuar në provat e grumbulluara nga veprimet hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit E. H., 39 vjeç dhe E .B., 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e parave, telefonin dhe laptopin që këta shtetas kishin vjedhur në banesën e së moshuarës.

berat policia e beratit

Sondazh

Poll