Aktualitet

S'iu bind Policisë për të ndaluar dhe braktisi mjetin me refugjatë, arrestohet DJ Cherry

Sipas burimeve zyrtare 38-vjeçari më datë 19 qershor në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

28 Shtator 2022, 15:26 Nga e.k
S'iu bind Policisë për të ndaluar dhe braktisi mjetin me
DJ Cherry

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 38-vjeçar të identifikuar si Ardian Kola, i njohur për publikun si DJ Cherry. Ai dyshohet si autor i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Sipas burimeve zyrtare 38-vjeçari më datë 19 qershor në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Pas kërkimeve, në bashkëpunim me komisariatin nr.2 në Tiranë, u bë e mundur arrestimi i Kolës në kryeqytet, për llogari të policinë e Gjirokastrës. Ardian Kola i njohur ndryshe si DJ Cherry është i njohur për publikun pasi prej vitesh performonte në club-e të ndryshme të kryeqytetit dhe prej vitesh ishte pjesë e emisionit "Zonë e Lirë".

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave, të cilët janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, Tiranë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ky shtetas më datë 19.06.2022, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

policia gjirokaster gjirokaster ardian kola dj cherry

Sondazh

Poll