Sport

Google “zbulon”skuadrat finaliste të “Katar 2022”, por e korrigjon shpejt gabimin

Kupa e Botës 2022 është gati të fillojë. Ndeshja hapëse, e planifikuar fillimisht për 21 nëntor, u çua të dielën më 20 nëntor, për të vazhduar traditën e hapjes së turneut nga kombëtarja e vendit pritës ose ajo që mban trofeun.

28 Shtator 2022, 13:38 Nga DOSJA

Google “zbulon”skuadrat finaliste të “Katar 2022”,

KATAR- Kupa e Botës 2022 është gati të fillojë. Ndeshja hapëse, e planifikuar fillimisht për 21 nëntor, u çua të dielën më 20 nëntor, për të vazhduar traditën e hapjes së turneut nga kombëtarja e vendit pritës ose ajo që mban trofeun. Ndeshja e parë, pra, nuk do të jetë më Senegal-Hollandë, por Katar-Ekuador. Nga ana tjetër, finalja do të luhet të dielën e 18 dhjetorit në orën 16:00 në Lusail. Nuk dihen ende skuadrat që do të shkojnë në finale. E panjohur për të gjithë, por jo për Google.

Motori i kërkimit me famë botërore zbuloi aksidentalisht finalistët e Kupës së Botës 2022. Kush do të dalë në fushë më 18 dhjetor? Sipas parashikimit të Google, Brazili dhe Franca do të garojnë për trofeun e lakmuar.

Për të vërejtur gabimin e motorit të kërkimit është AS Argjentina. Gazeta në orët e fundit ka vënë re se nëse një përdorues kërkonte në Google për “ngjarjet në stadiumin Lusail”, shfaqeshin të gjitha ndeshjet që do të luhen në atë impiant gjatë turneut. Ndërsa gjashtë ndeshjet e grupeve, 1/16, çerekfinalja dhe gjysmëfinalja ishin korrekte, finalja pati një gabim (apo jo?). Për Google, sfida më 18 dhjetor do të jetë mes Brazilit dhe Francës.

Pak orë më vonë, Google ka korrigjuar gjithçka dhe tani shfaqet shënimi klasik "To be defined" - A do të jenë Brazili dhe Franca finalistët? Na mbetet vetëm të presim deri më 18 dhjetor...

E.Ç (Dosja.al)

kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll