Sport

VLERESIMI! Scaloni: "Messi është si Federer, do të qajmë në lamtumirën e tij. Gjithçka që na mbetet është që ta shijojmë atë"...

Trajneri i Argjentinës vuri në pah edhe një herë Leon pas fitores ndaj Xhamajkës dhe paralajmëroi: “Nuk e di nëse do të ndodhë sërish diçka e tillë”.

28 Shtator 2022, 12:53 Nga DOSJA

VLERESIMI! Scaloni: "Messi është si Federer, do të

SHBA - Nuk kanë mbetur pothuajse asnjë fjalë për të përcaktuar Lionel Messit në botën e futbollit. Pothuajse… Lionel Scaloni guxoi ta kundërshtojë këtë maksimë. Pas fitores ndaj Xhamajkës, trajneri i Argjentinës tha për kapitenin: “Duhet të kënaqesh me Messin;  ai është si Federer…”

Leo ka luajtur 35 minutat e fundit kundër Xhamajkës dhe shpëtoi ndeshjen me dy gola tipikë për të. Dhe Scaloni zgjodhi ta krahasojë atë me fenomenin zviceran që sapo i dha lamtumirën tenisit: “E pamë të jepte lamtumirën dhe të gjithë qanin... 

Edhe kur Leo do ta lerë futbollin e njëjta gjë do të ndodhë. E vetmja gjë që ka mbetur për Messin është ta shijojmë atë, sepse nuk e di nëse diçka e tillë do të ndodhë përsëri. Unë do të paguaja një biletë, do të blija çdo fanelë që ai mbante…”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll