Sport

Nata e çmendur e Messit ndaj Xhamajkës, lojarit i “zënë pritë” dy herë pushtuesit e fushës (video)

Gjithçka e lehtë për Argjentinën, e cila pas fitores ndaj Hondurasit, fitoi edhe në miqësoren ndaj Xhamajkës në Venue Red Bull Arena në Harrison, me një dygolësh të realizur.

28 Shtator 2022, 13:26 Nga DOSJA

Nata e çmendur e Messit ndaj Xhamajkës, lojarit i

SHBA- Gjithçka e lehtë për Argjentinën, e cila pas fitores ndaj Hondurasit, fitoi edhe në miqësoren ndaj Xhamajkës në Venue Red Bull Arena në Harrison, me një dygolësh të realizur. Për futbollistin e PSG është fitorja e 100-të me fanellën e bardhekaltër. Argjentina e çon rekordin e pamposhtur në 35 ndeshje, në -2 nga rekordi që i përket Italisë. Por rezultati i mirë u shoqërua me frikën e pasigurisë, pasi tifozët tejkaluan

lehtësisht stjuardët përgjegjës. Në një moment, një tifoz pa fanellë kërkoi autografin e sulmuesit, ndërsa një tjetër kërkonte një foto me yllin argjentinas.Vetëm javën e kaluar Messi përjetoi diçka të ngjashme nga një tjetër pushtues të fushës.

E.Ç (Dosja.al)

messi argjetnina

Sondazh

Poll