Sport

Tjetër episod racizmi/ Richarlison shënoi për Brazilin, banane e hedhur nga tribuna: “Nuk mund të tolerohet”!

Rast i ri racizmi në futboll. Në takimin Brazil-Tunizi, një tifoz hodhi një banane drejt Richarlison që po festonte golin e avantazhit.

28 Shtator 2022, 12:26 Nga DOSJA

Tjetër episod racizmi/ Richarlison shënoi për Brazilin, banane e

PARIS- Rast i ri racizmi në futboll. Në takimin Brazil-Tunizi, një tifoz hodhi një banane drejt Richarlison që po festonte golin e avantazhit. Menjëherë pasi shënoi, futbollisti i Tottenham festoi pranë këndit dhe teksa po kthehej drejt mesfushës, një banane u hdoh nga tribuna e Parc de Prince.

E gjithë kjo ndodhi gjatë ndeshjes miqësore të luajtur në Paris dhe pason rastin e javës së kaluar, kur kombëtarja braziliane mbrojti një tjetër futbollist të saj, Vinicius Junior, i cili u bë objekt i thirrjeve raciste gjatë derbit të Madridit mes Realit dhe Atleticos.

Një turp i dyfishtë duke pasur parasysh se Brazili, para fillimit të ndeshjes, kishte vendosur një pankartë kundër racizmit me fjalët "pa lojtarët tanë me ngjyrë, ne nuk do t'i kishim yjet në fanellën tonë".  Pas ndeshjes, Federata braziliane dënoi ashpër këtë veprim: “Federata braziliane forcon qëndrimin e saj kundër diskriminimit dhe hedh poshtë me forcë një episod tjetër të racizmit në futboll. Si brenda dhe jashtë fushës, qëndrime të tilla nuk mund të tolerohen”. Ishte deklarata e Federatës braziliane.

E.Ç (Dosja.al)

 

richarlison brazil

Sondazh

Poll