Sport

VIDEO/ Gjithçka e lehtë për Argjentinën: Leo Messi hyn në pjesën e dytë dhe feston ndeshjen e tij të 100-të me një dopiedë…

Presidenti i federatës, Claudio Tapia, njoftoi se trajneri Scaloni ka rinovuar kontratën e tij me kombëtaren deri në Kupën e Botës 2026.

28 Shtator 2022, 11:56 Nga DOSJA

VIDEO/ Gjithçka e lehtë për Argjentinën: Leo Messi hyn

SHBA - Gjithçka e lehtë për Argjentinën, sfida ndaj Xhamajkës sot në të gdhirë në ‘Venue Red Bull Arena’ në Harrison të SHBA-së, ku dygolëshi i Messi (87’ dhe 89’), i cili hyri në fushë në pjesën e dytë në vend të Lautaro Martinez, fiksoi fitoren 3-0 të ‘albicelestëve’. 

Alvarez shënoi golin e parë, që çau ngërçin pas 13 minutash lojë pas një asisti të shkëlqyer të sulmuesit të Interit. Si titullar ishte edhe lojtari i Juventusit, Di Maria, ndërsa ‘zikaltri’ Correa luajti dhjetë minutat e fundit, teksa Paulo Dybala mbeti në tribunë.

“Ishte vendimi ynë, stafi stërvitor, të mos rrezikonim Paulon, ai donte të luante, - tha trajneri Scaloni pas ndeshjes. - Preferova të mos e rrezikoja, që të vazhdojë në klubin e tij dhe më pas do të vendosë.”  

Presidenti i Federatës Argjentinase, Claudio Tapia, njoftoi se trajneri Scaloni ka rinovuar kontratën e tij me kombëtaren deri në Kupën e Botës 2026.

Për Messin është fitorja e 100-të me fanelën e ‘albiceleste’. Argjentina e çon rekordin në 35 ndeshje pa humbje, në -2 nga rekordi që i përket Italisë. Në Kupën e Botës, Argjentina do të jetë në Grupin C, basahkë me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë.

B.T (Dosja.al) 

 

Sondazh

Poll