Sport

Depresioni pas humbjes së bashkëshortes: "Jeta ime si në pandemi, jam i dërrmuar!”…

Sulmuesi 29-vjeçar italian rrëfen dramën e tij personale. Aktualisht në Argjentinë, në skuadrën e Vélezit, ku në fakt ai është përjashtuar

28 Shtator 2022, 11:18 Nga DOSJA

Depresioni pas humbjes së bashkëshortes: "Jeta ime si në

ARGJENTINE - I njohur në futbollin italian për dy periudha të shkurtra dhe të pasuksesshme në Genoa, Ricardo Centurion rikthehet për t'i bërë njerëzit të flasin për të. Sulmuesi 29-vjeçar bëri disa deklarata të rënda, duke rrëfyer dramën e tij personale.  Aktualisht në Argjentinë, në skuadrën e Vélezit, ku në fakt është përjashtuar, lojtari thotë: "Të stërvitesh vetëm është shumë e vështirë, klubi më ka porositur që ta bëj stërvitjen pasdite, për të mos kryqëzuar rrugët me ekipin e parë. Jeta ime është sikur ishte pandemia.”

Lojtari u përjashtua nga skuadra për shkak të mosdisiplinës së tij. Centurioni shpreh edhe gjendjen e tij të depresionit, të theksuar pas vdekjes së të dashurës së tij, Melody Pasinit, në vitin 2020: "Isha i lodhur nga jeta, durova kaq shumë gjëra. Kisha nevojë të izolohesha nga gjithçka, u ndjeva i dërrmuar. Pata sulme nga paniku”,- thotë ai për Radio La Red.  Centurioni vazhdon: "Mendova se dashuria e vajzës sime, do të më bënte të harroja shumë plagë që i kisha hapur. Por nuk mund ta shikoj atë në sy, ndërsa rritet."

Depresioni pas humbjes së bashkëshortes: "Jeta ime si në
Centurioni, së bashku me Melody Pasinin, e cila humbi jetën në një aksident

Centurion nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga 23 prilli, kur ishte i huazuar te San Lorenzo. Lojtari pranon se nuk i ka humbur shpresat për t'u rikthyer në lojë: "E vetmja gjë që më ka mbetur është shpresa. Dua t'i rikthehem futbollit dhe e di që do të rikthehem të luaj".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll