Politike

Grupi i dedikoi këngë në këmbim të 23 mln lekëve, Rama: Nuk jap unë visto për shpenzimet e Bashkisë Sarandë

Rama u pyet nga gazetarët në lidhje këtë gjë dhe tha se nuk është ai personi që ndan shpenzimet e Bashkisë Sarandë.

28 Shtator 2022, 13:34 Nga F.M
Grupi i dedikoi këngë në këmbim të 23 mln lekëve,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se lajmët për paratë e paguara për t'i dedikuar atij një këngë nga grupi i quajtur “Zëri i Bilbilit”, janë përralla. Pas mbledhjes së qeverisë, Rama u pyet nga gazetarët në lidhje këtë gjë dhe tha se nuk është ai personi që ndan shpenzimet e Bashkisë Sarandë.

"Është hera e parë që e dëgjoj këtë gjë, është një përrallë. Me këtë rast, unë them të studioni pak më shumë polifoninë për të kuptuar që edhe kur bëhet fjalë për këtë, nuk ka të bëjë me të kënduarit mua apo dikujt tjetër, por me natyrën e kësaj mënyrë të të kënduari. Përsa i përket pagesës nga Bashkisë Sarandë, nuk jamë unë ai që jep visto për shpenzimet e Sarandës,"- tha Rama ndër të tjera. 

Grupi i quajtur “Zëri i Bilbilit” është paguar me 23 milionë e 322 mijë lekë të vjetra nga ana e Bashkisë Sarandë. Pagesat tashmë janë publike dhe kanë si motivacion kategorizimin “Shpenzime për aktivitete sociale për personelin”, kur i njëjtë grup polifonik i kushtoi një këngë kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, me rastin e inagurimit të Tunelit të Kardhiqit më 2 korrik 2022. Dosja.al kërkoi informacion zyrtarisht në bashkinë e Sarandës për këtë pagesë jo të vogël, e kryer në dy pagesa më 29 dhe 1 shtator, pra pas këngës që këndoi grupi.

Bashkia thotë se paratë nuk i janë dhënë drejtpërdrejt grupit ‘Zëri i Bilbilit’ për këngën e kënduar për inaugurimin e tunelit të Skarficës pjesë e rrugës së re Kardhiq-Delvinë, por për një projekt të paraqitur nga shoqata me NIPT K83918992V. Sipas Bashkisë Sarandë, pjesëmarrës në këto evente, përveç grupit që përfaqëson Shoqatën “Zëri i Bilbilit”, në kuadër të këtij projekti, ishin edhe grupe artistike e këngëtarë nga Bashki simotra, si dhe grupe artistike me emër në të gjithë vendin.

edi rama

Sondazh

Poll