Politike

Distancim nga Ahmetaj? Rama-gazetarëve: Ju paftë Zoti që tregoni përralla! Kemi të drejtën tonë të bëjmë lëvizje

Rama mohoi distancimin e Ahmetajt nga partia duke thënë se largimi u bë për organizmin e zgjedhjeve vendore.

28 Shtator 2022, 13:22 Nga F.M
Distancim nga Ahmetaj? Rama-gazetarëve: Ju paftë Zoti që tregoni
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme për largimin e Arben Ahmetajt nga posti drejtues në Qarkun e Vlorës. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama mohoi distancimin e Ahmetajt nga partia duke thënë se largimi u bë për organizmin e zgjedhjeve vendore, asnjë arsye më shumë. Po ashtu, Rama tha se ai e ka në dorë se si organizohet skuadra, duke nënkuptuar partia.

Pyetja: Përse po distancohet kaq shumë nga Ahmetaj, a paralajmëron një hetim të tij për inceneratorët apo një non-grata.

Rama: Ju jeni në të drejtën tuaj t'i tregoni përralla popullit. Jeni në të drejtën tuaj, nuk dua ta diskutoj, natyrisht që kjo është një gjë që nuk do të ndodhte vite më parë. Por, ndodh fatkeqësisht këtu dhe kudo në botë. Në emër të lirisë i jepet e drejta mediave të abuzojnë deri në ekstrem, për ta kurdisur popullin me lloj lloj përrallash, vijnë rëndom nga qëllimi për të shpifur e për të bërë lajm. Zoti i paftë të gjithë e Zoti u kujdestë për të gjitha. E vërteta e ka gjithmonë më të vështirë të çajë në këtë botë ku mbijeton gënjeshtra. Një botë që tregon një përrallë për çdo qëllim. Jo moj zonjë. ne jemi në të drejtën tonë për të bërë lëvizje. Është e drejta juaj të thoni...

Pyetje: Është bërë një distancim total, edhe qarku i Vlorës ju hoq.

Edi Rama: Zonjë, të lutem shumë. Sesi organizohet një skuadër është e drejta e skuadrës. Nuk është e drejta e tifozëve ose e spektatorëve. Spektatorët shohin ndeshjen e rezultatet tregojnë. Pse duhet të ketë bërë patjetër dicka dikush të lëvizë nga një pozicion. Pse nuk është më thjesht se kaq. Organizimi bëhet për zgjedhjet vendore, nuk ka lidhje me përrallat e tjera.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama mblodhi kryesinë e Partisë Socialiste për të zgjedhur skuadrën e re organizative zgjedhore. Në mbledhje u vendos që Arben Ahmetaj të mos ketë asnjë pozicion drejtues. Ai u zëvendësua nga Blendi Klosi në postin drejtues politik në Vlorë. Ahmetaj po ashtu është shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit, duke u zëvendësuar me Belinda Ballukun. Ahmetaj është propozuar nga socialistët për postin e anëtarit të Komisionit për Integrimin Europian. 

edi rama arben ahmetaj

Sondazh

Poll