Politike

I shkoi Tom Doshi në zyrë? Rama e mohon: S'di kë takoi, unë hyj nga diku tjetër e s'merrem me përgjime

Ai madje shtoi se vetë hyn nga dikur tjetër dhe se detyra e tij nuk është 'përgjimi' i vizitorëve. 

28 Shtator 2022, 13:26 Nga F.M
I shkoi Tom Doshi në zyrë? Rama e mohon: S'di kë takoi,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka zhvilluar asnjë takim me ish-kreun e partisë socialdemokrate, i cili u filmua paraditen e sotme teksa futej në Kryeministri. I pyetur nga gazetarët për këtë 'vizitë suprizë', Rama tha se nuk kontrollon dot të gjithë godinën e takimet që bëhen në kryeministri. Ai madje shtoi se vetë hyn nga dikur tjetër dhe se detyra e tij nuk është 'përgjimi' i vizitorëve. 

"Nuk kam asnjë dijeni për këtë, se kush hyn dhe del në këtë godinë nuk është fare detyra ime. Unë hyj nga diku tjetër dhe kam pjesën time të punës. Është detyra juaj të përgjoni kush hyn e kush del,"- tha Rama.

Doshi u filmua sot në ambientet e Kryeministrisë. Në pamjet e publikuara nga Dosja.al, ai shihej teksa fliste në telefon dhe futej brenda ambienteve ku dhe Rama ka zyrën. Nuk dihet ende kë mund të ketë takuar. 

 

edi rama

Sondazh

Poll