Politike

Rama zyrtarizon rritjen e pagave për efektivët, zjarrfikësit e administratën, dyfishohet ndihma ekonomike për nënat kryefamiljare me 2 fëmijë

Rama tha se pagat do të rriten për efektivët, gardistët, zjarrfikësit, policët e burgjeve në masën 15 dhe 7%, për nivelin bazë dhe të mesëm.

28 Shtator 2022, 12:49 Nga F.M
Rama zyrtarizon rritjen e pagave për efektivët, zjarrfikësit e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar vendimet e marra më herët si pjesë e paketës për rritjen e pagave gjatë periudhës së krizës me të cilën po përballet vendi ynë e jo vetëm, si pasojë e luftës në Ukrainë. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama tha se pagat do të rriten për efektivët, gardistët, zjarrfikësit, policët e burgjeve në masën 15 dhe 7%, për nivelin bazë dhe të mesëm.

Ai shtoi se ndihma ekonomike është dyfishuar edhe për nënat kryefamiljare me dy fëmijë.Po ashtu, sipas Ramës, edhe për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike bëhet dyfishim në mënyrë që pesha më e madhe të lehtësohet më shumë.

"Niveli bazë dhe i mesëm i Policisë së Shtetit kanë përfituar shtesë page, 15 dhe 7 %, shtesë page për gardën e Republikës, për zjarrfikësit dhe për policinë e burgjeve, për administratën publike. Ajo qqë vlen të lexohet është se principi mbetet po ai i ditës së parë, kush ka më pak, mbështetet më shumë. nga ana tjetër, e njëjta gjë do të ndodhë me pensionet që janë riindeksuar dhe kemi një rritje prej 9.5% në raport me pensionin e një viti më parë. E njëjta gjë me të gjithë familjet në ndihmë ekonomike, kanë një rritje prej 10%. Gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim ndihmën ekonomike. Po ashtu për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç, që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike, bëhet dyfishim në mënyrë që pesha më e madhe të lehtësohet më shumë.

edi rama

Sondazh

Poll