Politike

Rama iu hap derën rusëve: Kush s'i bashkohet mobilizimit të Putin, është i mirëseardhur në Shqipëri

Rama tha se ata janë të mirëseardhur në vendin tonë. 

28 Shtator 2022, 13:20 Nga F.M
Rama iu hap derën rusëve: Kush s'i bashkohet mobilizimit të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka hapur dyert rusëve që po ikin nga vendi i tyre pas urdhrit të Presidentit Vladimir Putin për mobilizim. I pyetur në lidhje me reagimin e Shqipërisë ndaj qytetarëve që duan t'i shpëtojnë luftës, Rama tha se ata janë të mirëseardhur në vendin tonë. 

"Janë të mirëseardhur në Shqipëri,"- tha Rama pa shtuar më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si do të bëhet pritja e rusëve në vendin tonë. 

Çfarë po ndodh në Rusi? 

Më 21 shtator presidenti rus Vladimir Putin shpalli mobilizim të pjesshëm në Rusi. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se të gjithë njerëzit me përvojë ushtarake do të marrin trajnim ushtarak dhe do të dërgohen në Ukrainë. Ky vendim i Presidentit rus ka bërë që mijëra qytetarë të largohen nga vendi për t’ju shmangur rekrutimit. Kjo gjë ka sjellë protesta maive në Rusi e arrestime të miëjra qytetarëve. Shumë rusë që po i largohen vendit po shkojnë në Gjeorgji, Turqi e Emiratet e Bashkuara Arabe. 

edi rama

Sondazh

Poll