Politike

Raporti për performancën e koncesioneve, Rama s'ka informacion: Pyesni ministren, s'jam në dijeni

Rama u shpreh se nuk ka dijeni si dhe shtoi se për më shumë informacion mund të pyesin ministrat përkatës.

28 Shtator 2022, 13:20 Nga A.B
Raporti për performancën e koncesioneve, Rama s'ka informacion:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk kishte informacion për raportin për performancën e koncesioneve. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama u pyet nga gazetarët për këtë raport. Ai u shpreh se nuk ka dijeni si dhe shtoi se për më shumë informacion mund të pyesin ministrat përkatës.

Pyetja: Ju morët një nismë për aministinë fiskale? Pse nuk është dorëzuar në Kuvend, jeni tërhequr? është dorëzuar buxheti faktik nga Ministria e Financave në Kuvend pa raportin e performancës së koncesioneve si detyrim ligjor. Pse nuk është bërë një raport performance?

Rama: Për këtë pyesni ministren e Financave, nuk jam në dijeni të një fakti teknik. Ne nuk jemi tërhequr, po vazhdojmë të shikojmë dhe të sheshojmë keqkuptimet. Amnistia do të bëhet sepse atë e kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve. 

edi rama

Sondazh

Poll