28 Shtator 2022, 13:03
Nga F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë hapa pas në lidhje me hetimet për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë prej 9 gushtit. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Rama, ndryshe nga më herët që deklaronte se Policia e Shtetit kishte dijeni për atë që kishte ndodhur me Martinajn, tha se blutë nuk kanë asnjë provë. Kreu i qeverisë tha që në momentin që do të ketë prova, Policia e Shtetit do të flasë, por për sa kohë nuk ka asnjë provë, nuk bën dot asnjë komunikatë në lidhje me këtë ngjarje.
"Nuk e di se çfarë nënkuptoni ju me të tjera, por në momentin që Policia e Shtetit do të ketë prova do të flasë. përsa kohë nuk ka folur do të thotë që nuk i ka proivat e mjaftueshme,"- tha Rama ndër të tjera.
Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.
edi rama ervis martinaj zhduket ervis martinaj
Politike
28 Shtator 2022, 12:49
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar vendimet e marra më herët si pjesë e paketës për rritjen e pagave gjat&...
Politike
28 Shtator 2022, 12:03
A.B
Yuri Kim
TIRANË-Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim do të takohet ditën e sotme në kryesinë e Kuvendit me Fatm...
Politike
28 Shtator 2022, 11:56
F.M
Edi Rama dhe Tom Doshi
TIRANË- Tom Doshi, ish-kreu i Partisë Social Demokrate ka mbërritur në kryeministri paraditen e sotme. Dosj...
Politike
28 Shtator 2022, 11:13
F.M
Kryeministri Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbledhë në një takim të gjithë ambasadorët e akr...
Politike
28 Shtator 2022, 11:04
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka folur pas mbarimit të seancës gjyqësore, në lidhje me padinë ...
Politike
28 Shtator 2022, 11:01
F.M
Edi Rama
SARANDË- Grupi i quajtur “Zëri i Bilbilit” është paguar me 23 milionë e 322 mijë lekë të vjet...
Politike
28 Shtator 2022, 10:30
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pranuar aktet e miratuara gjatë konventës së ish Lëvizjes Socialiste për Integrim...
Politike
28 Shtator 2022, 08:49
A.B
Erion Brace dhe Mimi Kodheli
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka zbuluar se kolegia e tij, Mimi Kodheli është ...
Politike
28 Shtator 2022, 07:40
A.B
Arben Ahmetaj dhe Edi Rama
Në Shqipëri, disa lëvizje në nivelet e drejtuesve politikë të qarqeve të Partisë sociali...
Politike
27 Shtator 2022, 22:47
k.m.
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi, tha se nëse gjykata nuk merr vendim për drejtimin ...