Politike

ME VD- Berisha pritet me "G Class" të bardhë, turma e përshëndet nga ballkoni

Ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë takim ishte makina që shoqëronte Berishën sot. Bëhet fjalë për një makinë lukzoze tip "G Class", e cila ishte pjesë e eskortes shoqëruese të kreut të PD. Në të ndodheshin dy trupërojat e tij. 

27 Shtator 2022, 17:17 Nga k.m e.k
ME VD- Berisha pritet me "G Class" të bardhë, turma e
Pamje nga Gramshi, Berisha pritet nga dhjetëra mbështetës

GRAMSH- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët dhe mbështetësist e Partisë Demokratike në Gramsh. 

Ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë takim ishte makina që shoqëronte Berishën sot. Bëhet fjalë për një makinë lukzoze tip "G Class", e cila ishte pjesë e eskortes shoqëruese të kreut të PD. Në të ndodheshin dy trupërojat e tij. 

Demokratët e Gramshit jo vetëm që e priten në rrugë kreun e selisë Blu por shumë prej tyre kishin dalë dhe në ballkone për ta përshëndetur para se të niste takimi.

Kryedemoikrati e ka shtuar sigurinë e tij kohët e fundit. Kujtojmë që pas nisjes së "Foltoreve" Berisha është parë me masa të shumta sigurie dhe jo vetëm më një trupërojë me të cilin jemi mësuar ta shohim zakonisht.

sali berisha

Sondazh

Poll