Aktualitet

Historia e Danielit që ka ikur gjashtë herë me gomone në Angli, i riu: Është shumë e vështirë në fillim

Danieli tha se ka ikur dhe është rikthyer në vendin e tij ku ka hapur edhe një biznes gjatë vitit 2018, por pa sukses.

27 Shtator 2022, 15:34 Nga DOSJA
Historia e Danielit që ka ikur gjashtë herë me gomone në
Emigrantë shqiptarë

TIRANË- Danieli, një i ri shqiptar ka treguar eksperiencën e tij me udhëtimin në Angli, kthimin në Shqipëri e ikjen sërish drejt Londrës pas peripecive të shumta. Në një lidhje me studion e “Shqipëria Live”, i riu tha se për herë të parë ka shkuar drejt Anglisë në moshën 22-vjeçare.

 “Hapa një biznes por nuk funksionoi. Të gjitha nuk funksionojnë atje, realiteti i keq. Një rrogë që punoja 17 orë, ishte shumë e lodhshme dhe taksa e shpenzime, prandaj nuk ia dola”, u shpreh emigranti.

Danieli tha se ka ikur dhe është rikthyer në vendin e tij ku ka hapur edhe një biznes gjatë vitit 2018, por pa sukses.

Pas rikthimit në Shqipëri ai humbi edhe letrat, prandaj sot e kësaj dite ai ka ikur sërish në Angli ku po punon si ilegal.

“Unë aktualisht jam pa letra. Në Shqipëri jeton për mbijetesë por unë kam lindur për të jetuar dhe jo për të mbijetuar,”- tha ai.

 “Njerëzit kur e shohin herën e parë zhgënjehen se e shohin në foto, por është shumë e vështirë në fillim. Kam punuar 12 orë për 30 paund në fillimet e mia,”- shtoi më tej.

Njëkohësisht ai tregoi një nga rastet më të vështira gjatë udhëtimit me gomone, ku mjegulla i ka penguar për të mbërritur dhe kanë qëndruar për gjashtë orë në det.

“E kam provuar pesë ose gjashtë herë me gomone. Ka pas raste që na kanë kapur. Një nga rastet kishte shumë mjegull dhe s’dinim nga të shkonim, kemi ndenjur gjashtë orë në ujë. Rreziku ekziston në çdo kohë,”- u shpreh Danieli.

Marrë nga TopChannel

shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll