Aktualitet

'Mos ****, do t'ju ****'/ U plagos në këmbë, si u kap "Titi" në Greqi, banda kishte të "infiltruar" në Polici

Aksioni nisi që në orën 6.00 të mëngjesit të sotëm në kampusin Zografou, kjo sepse kishin dyshime se "Hostel Studenti" përdorej si bazë dhe strehë nga kriminelët, me aktivitet veçanërisht në grabitje dhe trafik droge.

27 Shtator 2022, 15:08 Nga k.m.
'Mos ****, do t'ju ****'/ U plagos në këmbë, si u
Pamje nga aksioni

GREQI- Policia ka arrestuar disa dhjetra persona, mes tyre dhe një police në provë që dyshohet se ka lidhje me kreun e bandës shqiptare që u arrestua sot. Sipas mediave greke, gruaja ishte vënë në dijeni për aksionin që ishte ndërmarrë, ndaj edhe njoftoi grupin e banditëve.

Aksioni nisi që në orën 6.00 të mëngjesit të sotëm në kampusin Zografou, kjo sepse kishin dyshime se "Hostel Studenti" përdorej si bazë dhe strehë nga kriminelët, me aktivitet veçanërisht në grabitje dhe trafik droge. Gjatë operacionit, një punonjës policie 35-vjeçar është ndjerë keq dhe është larguar. Gjatë largimit, ajo është sulmuar me kaçavidë nga shqiptari, Esmin Ferhati, të cilin e ka plagosur duke përdorur armën e shërbimit.

Por cili ka qenë reagimi i 30-vjeçarit kur ka parë policen? Sipas informacioneve 30-vjeçari kur ka qenë ballë për ballë me policen i ka thënë: Mos ****, do t'ju ****. Dhe më pas e ka sulmuar me kaçavidë, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. 

30-vjeçari, i cili njihej në treg me emrin “Titi”,  ishte në kërkim pasi akuzohej për vjedhje, armë dhe drogë. Ndërsa veç tij, u arrestuan edhe 13 persona të tjerë. 

policia greke plagoset shqiptari ne greqi esmin ferhati

Sondazh

Poll