Sport

Inter, konfirmohet dëmtimi i Brozovic, mesfushori nuk do të luajë për një muaj! Mundësi e artë për Asllanin?

Çdo gjë e konfirmuar. Inter humbet Marcelo Brozovic për të paktën një muaj. Testet që mesfushori zikaltër ka bërë sot pas largimit nga Kombëtarja treguan një dëmtim të pjesshëm në kofshën e majtë.

26 Shtator 2022, 17:00 Nga DOSJA

Inter, konfirmohet dëmtimi i Brozovic, mesfushori nuk do të luajë

ITALI- Çdo gjë e konfirmuar. Inter humbet Marcelo Brozovic për të paktën një muaj. Testet që mesfushori zikaltër ka bërë sot pas largimit nga Kombëtarja treguan një dëmtim të pjesshëm në kofshën e majtë. Gjendja e Brozovic do të rivlerësohet nga stafi mjekësor i Interit pas kthimit të tij në Milano dhe vetëm atëherë mund të ketë një diagnozë më të saktë.

E sigurt është se Simone Inzaghi do të humbasë mesfushorin e tij në një moment shumë delikat të sezonit. Sipas të gjitha gjasave, mesfushori do të humbasë Romën, Sassuolon, Salernitana-n dhe Fiorentinën, përfshirë edhe ndeshjet e Champions League kundër Barcelonës në San Siro dhe në Camp Nou. Për momentin mund të hipotezojmë rikthimin me Viktoria Plzen më 26 tetor ose me Sampdorian më 29.

E.Ç (Dosja.al)

brozovic inter

Sondazh

Poll