Politike

Nuk dogji mandatin, deputetja Hajdari ‘kryqëzohet’ në komente: Po bëhesh fasadë e qeverisë

24 Shkurt 2019, 21:35 Nga DOSJA
Nuk dogji mandatin, deputetja Hajdari ‘kryqëzohet’ në

Shumë nga ndjekësit e deputetes Rudina Hajdari kanë reaguar me kritika të ashpra pas vendimit të demokrates për të mos e djegur ende mandatin, ashtu siç kanë bërë shumë nga kolegët e saj. (Lexo këtu) Rrjeti ka shpërthyer në kritika ndaj Hajdarit, teksa shumë prej tyre i thonë se po bëhet fasadë, me këtë vendim që ka marrë.

“Mandati ishte i falur, mos u sill sikur e ke fitu me merita personale. Mund te mos e djegesh, por po behesh fasade e qeverise, pavaresisht se si mund ta maskosh,”- shkruan njëri prej ndjekësve,

“Sa bere gjithe kete status mund edhe te shkruash qe do jap doreheqje nga mandati.Mandati eshte nga votat e demokrateve dhe jo nga amerikanet dhe europianet.Mos nxirrni justifikime ,ky vend ka marr fund me krim dhe varferi dhe ju dilni deputet me votat tona dhe pyesni gjoja neper bote qe me dhene apo jo doreheqje. Pyet demokratet qe te votuan me dhene apo jo! Mos turpero simbolin e demokracis babain tend. Mos u tallni me votat e demokrateve,”- vijon më tej një tjetër ndjekës.

“Mandatin ta ka dhan babaj i jot i ndjer dhe shoket e miqet e tij,mbeshtetur nga P. D,sa per merita dhe kontribute tuaja nuk kishe marr 10 vota,por mos e…….. babajn,”- vijon më tej një tjetër.

“Mandati nuk eshte personal. E ke marre me liste, do te duhet ta dorezosh me liste. Konsultimet do te duhet t’i besh vetem me demokratet ne kete rast. Mos u bej myslymmurrize! Dorezo mandatin! Tani!”- shkruan dikush tjetër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites komente te ashpra kritika ndaj hajdarit mandatet e opozites rudina hajdari djegia e mandateve te opozites komente te ashpra kritika ndaj hajdarit mandatet e opozites rudina hajdari

Sondazh

Poll