Aktualitet

“Më jep njëqindëshe”, dalin përgjimet, si u arrit arrestimi i mjekut Marku tek Trauma, agjenti: Fol o burrë, sa do

Pasi infermierja i merr të dhënat pacientit, ai shkon për të bërë skanerin. Infermierja i thotë që më pas të shkojë në korridor dhe të takohet me mjekun.

26 Shtator 2022, 12:50 Nga F.M
“Më jep njëqindëshe”, dalin përgjimet, si u
Fitim Marku

TIRANË- Sot janë zbardhur edhe përgjimet që kanë sjellë organizimin e operacionit për arrestimin e mjekur reanimator Fitim Marku. Përgjimet janë publikuar nga Euronews Albania dhe tregojnë se si Marku merr ryshfet nga një agjent, i cili ishte infiltruar si pacient te Spitali i Traumës.

Pasi infermierja i merr të dhënat pacientit, ai shkon për të bërë skanerin. Infermierja i thotë që më pas të shkojë në korridor dhe të takohet me mjekun. Në momentin që pacienti i thotë mjekut Marku për paratë, ky i fundit i kërkon 100 mijë lekë.

Pjesë nga përgjimet

Agjenti -Më tha ajo që të prisja këtu në korridor.

Mjeku -Ok më thuaj, si e ke mundësinë tani?

Agjenti -Më thuaj or burrë, më thuaj.

Mjeku -Po ja se këtu është plot me njerëz.

Agjenti -Po sa?

Mjeku -Po ja, njëqindëshe.

Agjenti -100 mijë lekë?

Mjeku -Po.

Agjenti -Ok.

Mjeku -Se këto i ndajmë me të tjerat.

Agjenti -Ato janë punën tuaja. Për sa e marr diskun? Sa vonon?

Mjeku -Ja sa ta bëj gati, ta sjell unë jashtë.

Agjenti -Ok.

Mjeku i Qendrës Spitalore të Traumës, Fitim Marku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka pësuar ishemi cerebrale ndaj është dërguar menjëherë në spital. Aty pritet që t'i komunikohet masa e sigurisë që do të caktohet nga gjykata. Mjeku reanimator Fitim Marku u arrestua më 23 shtator në kuadër të një operacioni të organizuar nga efektivët me maska e antiplumb.

fitim marku aksioni tek trauma

Sondazh

Poll