Aktualitet

VIDEO/ Ortak me ‘Los Pachenca’, momenti kur trafikanti shqiptar arrestohet në Kolumbi, efektivët e pikasën në ballkon

Ai i shikon drejt e në sy efektivët dhe më pas ata e arrestojnë. Me kokën lart, Klironomi ecën drejt i shoqëruar nga policia e futet në makinën e tyre.

26 Shtator 2022, 12:32 Nga F.M
VIDEO/ Ortak me ‘Los Pachenca’, momenti kur trafikanti shqiptar
Deniz Klironomi

KOLUMBI- Momenti që po shikoni tregon arrestimin e shqiptarit Deniz Klironomi në një apartament në lagjen Barraquilla të Bogotas ku ishte akomoduar vetëm pak javë më parë.

Shqiptari që njihet me nofkën ‘Guçi’ shihet që pikaset teksa qëndron në ballkon dhe forcat special menjherë shkojnë në apartamentin e tij. Ai i shikon drejt e në sy efektivët dhe më pas ata e arrestojnë. Me kokën lart, Klironomi ecën drejt i shoqëruar nga policia e futet në makinën e tyre.

Klironomi, shqiptari i arrestuar në Kolumbi kërkohej nga drejtësia shqiptare për tentativë vrasjeje. I riu rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 vjet e 6 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë. Klironomi po mbahet në burgun e sigurisë së lartë të kryeqytetit të Kolumbisë. ‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. 

arrestohet deniz klironomi deniz klironomi

Sondazh

Poll