Aktualitet

PROFIL/ 'Gangsterja e Bilishtit' mes fotove 'hot', sherrit me deputetin e PD dhe skamjes familjare, apeli i nënës: Vajzat më ikën, po më plas zemra

E ëma e tyre është këngëtarja mirditore, Luljeta Përbasha e cila rreth një vit më parë bënte thirrje në ‘Vizion Plus’ për t’i ndërtuar shtëpinë pasi jetonte në skamje.

26 Shtator 2022, 12:08 Nga F.M
PROFIL/ 'Gangsterja e Bilishtit' mes fotove 'hot', sherrit
Deizi Arapi

TIRANË- Deizi dhe Xhesika Arapi janë dy vajza që nga rrëmuja që bënin në lagjen e tyre në Bilisht kanë përfunduar në faqet e para të mediave vendase pas një sherri të nisur katër vite më parë në zyrën e ish-kryebashkiakut të dalë nga radhët e demokratëve, Bledion Nallbati. Të dyja motrat prej kohësh janë konsideruar problematike nga banorët e lagjes në Bilisht pasi bëheshin ‘tapë’ e ashtu në gjendje të dehur ngrinin lagjen ‘në këmbë’.

E kjo gjë, ka bërë që të dyja të përballeshin me hekurat e komisariateve shumë herë. Rasti më i fundit ishte këtë verë, kur emri i motrave Arapi u lakua sërish për përplasje me efektivët e Bilishtit. Këta të fundit tentuan t’i shoqëronin pas denoncimeve të bëra nga fqinjët, po u ‘përballën’ me fjalë ofenduese, shkelma e përplasje fizike me to. Gjithsesi Xhesika, më e vogla u lirua dhe ‘barrën’ e mori përsipër Deizi, 27-vjeçarja që në rrjetet sociale ekspozon fotot e ‘nxehta’ e në dukje të parë të jep përshtypjen se bën një jetë mbi normalen.

Por netët e dehjes nuk janë te vetmet problematika për Deizin. Vajza nga një vend i vogël si Bilishti ka arritur të shkelë edhe në zyrën e ish-kryebashkiakut demokrat Bledion Nallbati, katër vite më parë. Me këtë të fundit, vetë Arapi ka rrëfyer se është përplasur pasi i ka hequr të ëmën nga puna, e cila punonte si pastruese në Bashki.

E ky sherr nuk është mbyllur edhe sot….

Deizi Arapit i janë djegur dy makina, një e llojit ‘Smart’ dhe një tip ‘Mercedes Benz’, ngjarje pas të cilave sipas 27-vjeçares fshihet pikërisht Nallbati. Arapi shkon deri aty e udhëzon Prokurorinë teksa thotë se autori i ngjarjes ka ‘harruar’ edhe shishen e benzinës me të cilën i ka djegur mjetin, lëndën djegëse e marrë nga një karburant në pronësi të Nallbatit. Ajo thotë se punonjësi i karburantit të tij e ka ndjekur dhe e ka vëzhguar deri në momentin që ka parkuar mjetin, për t’i vënë flakën në mesnatë.

Këto akuza mund të vërtetohen me hapjen e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, por deri më tani nuk ka asnjë urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria.

Jeta e dyfishtë e motrave

Pas fotove të bukura dhe sharmante në rrjete sociale të dy vajzave fshihet kalvari i peripecive të njëpasnjëshme që ka kaluar familja Arapi, gjë që në Bilishtin e vogël flitet hapur. Fqinjët ‘gumëzhijnë’ për standartin e jetës së vajzave në rrjetet sociale dhe për atë që shohin çdo ditë vetë, një baba të paralizuar dhe një nënë që apelon për ndihmë ekraneve.

E ëma e tyre është këngëtarja mirditore, Luljeta Përbasha e cila rreth një vit më parë bënte thirrje në ‘Vizion Plus’ për t’i ndërtuar shtëpinë pasi jetonte në skamje.

Bashkëshorti i saj prej vitesh i paralizuar kishte nevojë për kujdes duke e bërë më të vështirë për të që të punonte. 61-vjeçarja tregonte një vit më parë se jetonin me fitimet e nxjera nga mbledhja e lajthive ne fushat e Devollit dhe me lekët e kempit të bashkëshortit. Ish-këngëtarja rrëfente se ka punuar si sanitare në shtëpi e hotele të ndryshme dhe se nuk e përballonte dot jetesën e përditshme.

“Vajzat kanë ikur në Tiranë. Jeta ime ka mbaruar, më plasi zemra,”- thoshtë ajo e prekur.

“E kam filluar karrierën që 7 vjeçe, kam qenë drejtoreshë biblioteke, nuk e di si përfunduam kështu,”- thoshte ajo ndër të tjera.

Pas apeleve në media falë donacioneve të ndryshme dëshira e saj u bë realitet pasi u pajisën me shtëpi të re, por vajza e saj e madhe pritet të përballet në gjyq me Nallbatin.

Ky i fundit ka mohuar se ka gisht në djegien e mjeteve të të resë dhe ka paralajmëruar padi për të sapo të kthehet nga Berlini.

Si do të shkojë përplasja mes ‘gangsteres së Bilishtit’ e deputetit të Partisë Demokratike?

deizi arapi bledion nallbati

Sondazh

Poll