Aktualitet

Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, Gjykata e Tiranës lë në burg 4 punonjësit e UBT-së

Në burg u la: Ali Rasha, Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale, Tahir Ballgjini, Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, Rushit Suna, specialist i sektorit të bujqësisë dhe Ahmet Mejdani, magazinier në magazinën qendrore të UBT.

26 Shtator 2022, 12:24 Nga A.B
Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, Gjykata e Tiranës lë
Gjykata

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg' katër punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ali Rasha, Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale, Tahir Ballgjini, Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, Rushit Suna, specialist i sektorit të bujqësisë dhe Ahmet Mejdani, magazinier në magazinën qendrore të UBT, mbetën në burg.

Të katërt, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave dhe kryenin hyrje-dalje fiktive të mallrave në magazina. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet të drejtorit të fermës që përdoret nga studentët e Bujqësorit, dhe 5 aparate celulare.

I gjithë hetimi ka nisur pasi një punonjës ka kallëzuar drejtorin e tij pasi e ka lajmëruar se plehrat kimike dhe imputet bujqësore nuk janë në gjendje sipas procesverbaleve. Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë, ndërsa malli per shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë dhe nga kjo shumë, por në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë. Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të drejtorit Ali Rasha.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria ka sjellë dëm të interesave të shtetit duke përvetësuar plehrat kimike në vlera të konsiderueshme dhe duke falsifikuar dokumentacionin për hyrjen dhe daljen fiktive të këtyre imputeve bujqësore dhe plehrave kimike në magazinat e Fermës Didaktike të Universitetit Bujqësor Kamëz.

ahmet mejdani rushit suna tahir ballgjini ali rasha

Sondazh

Poll