Aktualitet

Mjeku Ilir Allkja e pranon: Kam marrë "bakshish" nga të afërmit, s'kam turp e as frikë

Deklarata vjen pas arrestimit të mjekut reanimator në spitalin e Traumës, Fitim Marku, i cili u arrestua pasi i mori para një agjenti të infiltruar

26 Shtator 2022, 11:30 Nga f.g
Mjeku Ilir Allkja e pranon: Kam marrë "bakshish" nga të
Ilir Allkja

TIRANE- Mjeku Ilir Allkja bëhet personazhi i parë nga bluzat e bardha që pohon publikisht se ka marrë ryshfet për shërbimin mjekësor që iu ka dhënë pacientëve të tij. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euroneës Albania”, Allkja u shpreh se edhe ai vetë është paguar nga familjarë të tij dhe njerëz të afërt, ndërsa sipas tij, nuk ka asnjë koleg që të mos ketë marrë para. 

“Është vështirë të gjesh mjekë që nuk kanë marrë bakshish në jeten e vet. Kam marrë, nuk kam as turp dhe as frikë. Unë kam marrë nga njerëz të mi, nga kushërinjtë, nga familjarët. Më kujtohet një bisedë e para 10 viteve me një kolege nga Rumania.

Në Rumani numërohen 3.2 mjekë për 1 mijë banorë, ndërsa Shqipëria ka 1 mjek për 1 mijë banorë, është skandaloze. Mjekja më thotë, që vetë ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se nëse njerëzit japin një bakshish pas shërbimit, merreni sepse e meritoni”, theksoi ai.

Deklarata vjen pas arrestimit të mjekut reanimator në spitalin e Traumës, Fitim Marku, i cili u arrestua pasi i mori para një agjenti të infiltruar. Mjeku pësoi ishemi celebrale pas prangosjes dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 

ilir allkja fitim marku mjeku i traumes

Sondazh

Poll