Aktualitet

Akuzohet për trafik droge, GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish-truprojës së Tahirit

Marku akuzohet se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu ka trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë bashkë me kolegun e tij Agustin Deda

26 Shtator 2022, 11:37 Nga a.b;f.m
Akuzohet për trafik droge, GJKKO pranon kërkesën për gjykim
Hekuran Marku

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Hekuran Markut, ish-truprojës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik droge. Seanca u mbajt këtë të hënë dhe nga gjykimi i shkurtuar, Marku përfiton ulje të 1/3 së dënimit.

Ish-truproja i ish-ministrit Tahiri u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipëria më 1 prill 2022, shtatë muaj pas arrestimit të tij. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”. Marku akuzohet se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu ka trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë bashkë me kolegun e tij Agustin Deda. Droga ju është sekuestruar dy të arrestuarve në Bari, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. SPAK dyshon se Deda dhe Marku se kultivuan drogë me Bregun dhe tentuan ta trafikonin për tua dorëzuar katër italianëve.

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës përmes operacionit “Shpirti”. 

hekuran marku

Sondazh

Poll