Aktualitet

PARALAJMËRIMI- Drejtoria Detare: Pritet përkeqësim i motit, stuhi shiu me erëra dhe dallgë

Përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë mbas datës 27 shtator 2022.

26 Shtator 2022, 12:11 Nga A.B
PARALAJMËRIMI- Drejtoria Detare: Pritet përkeqësim i motit, stuhi
Reshje

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar se pritet përkeqësim i motit në detin Adriatik dhe Jon. Drejtoria e Përgjithshme Detare përmes një deklarate bën të ditur se si rezultat i ererave të forta me drejtim jugperëndim dhe juglindje, sot dhe nesër moti do të jetë i përkeqësuar.

Këto zona do të përfshihen nga erëra me forcë 6-8 Bft me shpejtësi 15-20 m/s, lartësi dallge 1.8 - 3,5 metër. Vendi ynë do të përfshihet nga erera të forta dhe shi në formë rrebeshi me intensitet të lartë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike Drejtoria e Përgjitshme Detare kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë mbas datës 27 shtator 2022.

PARALAJMËRIMI- Drejtoria Detare: Pritet përkeqësim i motit, stuhi

PARALAJMËRIMI- Drejtoria Detare: Pritet përkeqësim i motit, stuhi

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll