Aktualitet

Shoferi i autobusit të Kamzës mbyll derën me shpejtësi, 80-vjeçari dëmtohet në këmbë

Një qytetare ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit, shoferi i autobusit të Kamzës, mbylli dyert e autobusit në momentin kur i moshuari ishte duke u futur brenda.

26 Shtator 2022, 10:58 Nga A.B
Shoferi i autobusit të Kamzës mbyll derën me shpejtësi,
Autobus

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Për 'JOQ', një qytetare ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit, shoferi i autobusit të Kamzës, mbylli dyert e autobusit në momentin kur i moshuari ishte duke u futur brenda. Qytetarja shton se i moshuari përfundoi në rrotat e autobusit duke i lënë dëmtim të rëndë në këmbë.

“Mirëmëngjes ky rast ka ndodhur në orën 9 ky një i moshuar sapo do hipte në autobus shoferi i linjës Kamëz nuk duroi asnjë minut mbylli dyert e autobusit kur i moshuari ishte duke hipur dhe ai përfundoi në rrotat e autobusit duke pasur një dëmtim të rënde në këmb . Theksojmë ambulanca u vonua një orë por fatmirsisht ndihmën e parë na e dha Zjarrfiksja në zonën e Bathores.”- shkruan qytetarja.

Ndërkohë policia përmes një reagimi zyrtar bën të ditur se i moshuari, rreth 80-vjeç, është rrëzuar aksidentalisht. I moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

'Rreth orës 10:15, në Bathore, shtetasi E. M., 80 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht duke zbritur nga autobusi i linjës dhe si pasojë është dëmtuar në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

aksident me autobus aksident

Sondazh

Poll