Aktualitet

Mjegull në Llogara, ARRSH paralajmëron drejtuesit: Bëni kujdes, ulni shpejtësinë

ARRSH njofton se drejtuesit se duhet të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

26 Shtator 2022, 10:58 Nga F.M
Mjegull në Llogara, ARRSH paralajmëron drejtuesit: Bëni kujdes,
Mjegull në Llogara

HIMARË- Rruga në Llogara është kthyer në një aks të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve për shkak të përkeqësimit të motit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm në momentin që udhëtojnë në këtë aks. ARRSH njofton se drejtuesit se duhet të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

“Në Llogara ka rënë mjegull e dendur mëngjesin e sotëm dhe kalimi në të bëhet me vështirësi. Drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë rrugë të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën,”- thuhet në njoftim.

Një ditë më parë Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Sipas njoftimit, problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

arrsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll