Politike

Basha: Rama, kryeministri më i korruptuar i Ballkanit, mediat ndërkombëtare e tregojnë me gisht

18 Gusht 2019, 09:09 Nga DOSJA
Basha: Rama, kryeministri më i korruptuar i Ballkanit, mediat

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një tjetër video në rrjetet sociale. Në një status në Facebook, Basha shkruan se Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në të gjithë Ballkanin.

Basha thekson më tej se mediat ndërkomëtare e tregojnë me gisht Ramën për korrupsionin e ushtruar.

Në video, kryedemokrati shkruan se Rama vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit.

“Për të mbrojtur bandën e tij, Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij. Të gjitha investimet perëndimore po largohen nga Shqipëria,”- shkruan kryeopozitari ndër të tjera.

Statusi i Lulzim Bashës

Të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit. Ai vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit.

Për të mbrojtur bandën e tij, Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij. Të gjitha investimet perëndimore po largohen nga Shqipëria. 

Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Hajduti Psiqik në Shqipëri në 6 vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet vende në planet, pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit.

Pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie. Investimet e huaja janë të domosdoshme për çdo vend. Me Edi Ramën nuk ka investime, nuk ka zhvillim, nuk ka punësim, por vetëm grabitje, vjedhje, varfëri dhe papunësi.

Që të zhvillojmë ekonominë dhe të marrim investime, duhet të largojmë hajdutin psiqik dhe bandën e tij. #HajdutiPsiqik #Ramaik#ShqipëriaSiEuropa

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi ram lulzim basha edi ram lulzim basha

Sondazh

Poll