Politike

Rama harron sulmin e Mihalit, prezanton projektin që do transformojë jugun (FOTO)

18 Gusht 2019, 08:11 Nga DOSJA
Rama harron sulmin e Mihalit, prezanton projektin që do transformojë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaron se në shtator do të nisë puna për ndërtimin e një tjetër lungomare.

Pikërisht në qytetin e Sarandës, ku pak ditë më parë ndodhi ngjarja e pazakontë, ku Mihal Kokëdhima sulmoi disa turistë spanjollë, pasi këta të fundit ishin ankuar për shërbimin që iu ofrua në restorantin e tij në Borsh. 

Në një postim  në Facebook, Rama shkruan se procedura ka përfunduar dhe në shtator nis puna, për të transformuar Sarandën ashtu si Vlora.

Foto të publikuara nga Edi Rama

Sapo ka përfunduar procedura dhe nis në shtator puna, për projektin e vijës bregdetare të Sarandës?
Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike?
#SarandaqëDuam☀️
#ShqipëriaqëDuam??”, shkruan Rama

Ndërkohë  para pak ditësh një grup turistësh spanjollë u rrahën nga pronarët e lokalit, pasi ishin ankuar për shërbimin, që sipas tyre nuk ishte në lartësinë e duhur. Ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje, por janë sulmuar. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, mësohet se ata janë sulmuar dhe me armë të ftohta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhunimi i turisteve spanjolle edi rama dhunimi i turisteve spanjolle edi rama

Sondazh

Poll