Politike

Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër/ Tritan Shehu paralajmëron: Rilindja po provokon grusht shteti

18 Gusht 2019, 08:49 Nga DOSJA
Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër/ Tritan Shehu

TIRANË- Ish-deputeti i PD në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me konstituimin e Këshillit bashkiak në Shkodër.

Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se ky është një provokim i rrezikshëm që po bën Rilindja në Shkodër.

Sipas Shehut dokumenti i shpallur nga Prefetkti i Shkodrës për mbledhjen e “Këshillit Bashkiak”, rendi i ditës, si dhe vendi i mbledhjes,janë provokacione të rrezikshme, të cilat bien ne kundërshtim me ligj që solli 30 qershorin.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Rilindja po provokon rende ne Shkoder.

Dokumenti i shpallur nga Prefetkti I Shkodres per mbledhjen e “Keshillit Bashkiak”, rendi i dites se percaktuar aty, skenari i parashikuar, si dhe vendi i mbledhjes, jane provokacione te rrezikeshme, ne kundershtim dhe me ate “ligj”, qe ”polli” 30 Qershorin, duke thelluar grushtin e shtetit.

Se pari ky ”Keshill Bashkiak” nuk mund te shpalle vlefshmeri te mandatit te ”Kryetarit”, sepse sipas ligjit ai per kete duhet te beje betimin ne ate mbledhje, e pa mundur kjo edhe per vete papajtueshmerine e tij me ligjin e dekriminalizimit, gje per te cilen u dorehoq.

Se dyti per pasoje nuk mund te emerohen as zv. Kryetaret e Bashkise, sepse askush tjeter pervese Kryetarit mbas betimit mund ta beje nje akt te tille.

Se treti vete  ky “Keshill Bashkiak” eshte nul edhe per faktin se ai 100% i perket nje “kryetari” te pa ligjeshem, qofte per ate proces farse.

Se katerti Universiteti eshte nje institucion i pavarur jo politik, ne ambjentet e te cilit nuk mund te zhvillohen mbledhje te tilla, vecanerisht ne gjendjen aktuale.

Se pesti vete 30 Qershori ishte nje farse antikushtetuese, nje grusht shteti, qe jo vetem Shkodra i dha pergjigjen, por dhe ku morri me zhvillimet e fundit aspekte te tjera te renda, te pa pajtueshme me ate realitet tejet te nderuar.

Se gjashti jemi qartesisht brenda nje skandali te madh ligjor, politik e moral, qe “shpallja” e Prefektit vetem e agravon.

Ne keto kushte thellimi i te tilla aventurave nga Rilindja paraqet rrezikeshmeri te larte jo vetem per Shkodren, por edhe per te gjithe vendin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konstituimi i këshillit bashkiak shkoder tritan shehu konstituimi i këshillit bashkiak shkoder tritan shehu

Sondazh

Poll