Sport

Fishkëllehet himni kombëtar kinez, tifozët nga tribunat: “Ne jemi Hong Kongu”…

Autoritetet e Hong Kongut kanë miratuar një ligj specifik, që penalizon çdo qëndrim mosrespektues ndaj himnit kombëtar kinez, një vepër e dënueshme deri në tre vjet burg.

25 Shtator 2022, 07:04 Nga DOSJA

Fishkëllehet himni kombëtar kinez, tifozët nga tribunat:

HONG KONG - Himni kombëtar kinez u dëgjua në Hong Kong të shtunën, në ndeshjen e parë të hapur për publikun në këtë vend, pas më shumë se dy vitesh ndalim për shkak të krizës shëndetësore. Përpara pandemisë Covid-19, himni kombëtar kinez tashmë ishte i papranueshëm në tribunat e Hong Kongut gjatë demonstratave gjigante të lëvizjes pro-demokracisë në vitin 2019.

Të shtunën, policia e pajisur me videokamera, vëzhgoi turmën që fishkëlleu për dhjetë sekonda ‘Marshimi i Vullnetarëve’, himni kombëtar i Republikës Popullore të Kinës, përpara takimit midis ekipit të Hong Kongut dhe atij të Birmanisë, në prani. me më shumë se 12.000 spektatorë. Fansat, më pas këndonin me zë të lartë: “Ne jemi Hong Kongu”. 

Kina ka vendosur një ligj të sigurisë kombëtare në Hong Kong në vitin 2020, që ndalon çdo akt shkëputjeje, përmbysjeje, terrorizmi ose bashkëpunimi me forcat e huaja. Autoritetet e Hong Kongut kanë miratuar një ligj specifik, që penalizon çdo qëndrim mosrespektues ndaj himnit kombëtar kinez, një vepër e dënueshme deri në tre vjet burg.

Në nëntor 2019, himni kinez në Hong Kong u fishkëllua gjatë gjatë dy ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës, ndaj Bahreinit dhe Kamboxhias, në të njëjtin stadium. FIFA vendosi një gjobë prej 30.000 frangash zvicerane (30.500 dollarë) për Federatën e Futbollit të Hong Kongut pas këtij incidenti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll